Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj paralajmëroi në vjeshtën e 2017-ës se Policia e Shtetit do t’i nënshtrohej procesit të Vettingut.
Asokohe Xhafaj tha Vettingu në Polici do pastronte këtë dikaster nga lidhjet me krimin, trafikun e drogës dhe korrupsionin.
Mësohet se ky proces do nisë menjëherë pasi në Parlament të kalojë projekt ligji për Vettingun në Policinë e Shtetit.
Ky proces do të nisë punën me 300 drejtuesit e parë të policisë dhe Drejtorin e Përgjithshëm, Haki Çako.
Kontrolli për pastërtinë e figurisë, integritetin profesional dhe atë pasuror më pas do të shtrihet në 12 mijë efektivët e policisë.
Procesi i Vettingut në radhët e uniformave blu vjen pas shkarkimit të ish-ministrit Saimir Tahiri në marsin e 2017-ës e më pas me hetimin e tij për lidhje kriminale me grupin e Habilajve.
Nga ana tjetër opozita ka akuzuar prej 3 vitesh qeverinë dhe drejtuesit e Ministrisë së Brendshme për implikim në trafikun e drogës.
Mbetet për t’u parë se si do kryhet ky proces kur për kalimin e këtij projekt ligji në Kuvend mazhorancës së Edi Ramës i duhet shumicë parlamentare e thënë ndryshe një kompromis me opozitën.
Diskutime rreth kësaj post