Nis punën sot Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Mbledhja e parë do të sjellë konstituimin e këtij Komisioni, teksa janë 18 deputetë që do të jenë anëtarë të tij.
“Diskutimet kanë nisur që vjeshtën e kaluar. Demokratët në atë kohë kanë këmbëngulur duke kërkuar rishikim të sistemit zgjedhor. Socialistët këmbëngulnin që reforma zgjedhore të fokusohej te rekomandimet e OSBE/ODIHR. Sot mbledhja ka të bëjë me konstituimin e komisionit, por palët do të shprehin qëndrime e tyre”, tha Gjençaj.
Përbërja e Komisionit për Reformën Zgjedhore:
1. Damian Gjiknuri bashkëkryetar (PS)
2. Enkelejd Alibeaj bashkëkryetar (PD)
3. Blerina Gjylameti anëtare (PS)
4. Klotilda Bushka anëtare (PS)
5. Toni Gogu anëtar (PS)
6. Ermonela Felaj anëtare (PS)
7. Arben Pëllumbi anëtar (PS)
8. Blendi Klosi anëtar (PS)
9. Klevis Xhoxhi anëtar (PS)
10. Etilda Gjonaj anëtare (PS)
11. Oerd Bylykbashi anëtar (PD)
12. Dashnor Sula anëtar (PD)
13. Grida Duma anëtare (PD)
14. Kreshnik Çollaku anëtar (PD)
15. Lindita Metaliaj anëtare (PD)
16. Fatmir Mediu anëtar (Grupi Parlamentar Aleanca për Ndryshim)
17. Shpëtim Idrizi anëtar (Grupi Parlamentar Demokraci dhe Integrim)
18. Petrit Vasili anëtar (Deputet i pavarur)
Diskutime rreth kësaj post