Pas ditëve nën pushtetin e flakëve dhe shkatërrimit të madh, pak shpresë për Australinë. “BBC” raporton se në disa nga zonat e prekura nga zjarret ka nisur shi dhe temperaturat kanë rënë, nga Sydney në Melbourne dhe në disa pjesë të New South Wales.
Reshjet e shiut kanë qenë të buta dhe zyrtarët druhen se prej ditës së enjte do të ketë sërish ngritje të temperaturave duke qëndruar në gatishmëri e tension për të mos pasur më viktima dhe shkatërrime.
Frika më e madhe e tyre është bashkimi i zjarreve të mëdha në Victoria me ato të New South Wales, të cilat rrezikojnë të krijojnë një vatër shumë të madhe zjarri.
“Nuk ka vend për kënaqësi. Ta shfrytëzojmë këtë për rikuperim dhe për të zhvendosur njerëzit në një vend të sigurt,” – paralajmëroi Kryeministri i shtetit NSW Gladys Berejiklian këtë mëngjes.
Galeria Kombëtare e Australisë në Canberra u mbyll sot për të eliminuar çdo rrezik për njerëzit dhe stafin si dhe veprat e artit. Po ashtu edhe Universiteti Kombëtar Australian në kryeqytet është i mbyllur.
Të paktën 24 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve që prej nisjes së tyre në Shtator, ndërsa cilësia e ajrit në kryeqytetin Canberra u vlerësua kohët e fundit si më e ndotura në botë.
Diskutime rreth kësaj post