Kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri-Izrael e vlefshme për ndeshjen eliminatore për kampionatin botëror që do të luhet më datë 12-nëntor në stadiumin “Loro Boriçi”.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, Federata Shqiptare e Futbollit njofton daljen në shitje të biletave për këtë sfidë.
“FSHF ju njofton se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen Eliminatore të Kupës së Botës “Rusi 2018”, Shqipëri-Izrael, e cila do të luhet më 12 nëntor 2016, ora 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi” Shkodër. Biletat mund t’i blini në linkun online: bileta.fshf.org
Afati që mund të pajiseni me biletë është data 3 nëntor 2016
Nëse do të keni vështirësi për blerjen e biletave online, jeni të lutur të paraqiteni për t’i blerë fizikisht në adresat si mëposhtë ose kontaktoni në adresen e-mail:[email protected]
Tiranë
Dyqani zyrtar i FSHF-së,
Rruga e Elbasanit (kryqëzimi me Rr. Themistokli Germenji); Orari 10:00-19:00
(e Diela pushim)
Shkodër
Stadiumi Loro Boriçi, Tribuna C4, Rruga Djepaxhiej Nr. 2; Orari 10:00-19:00
(e Diela pushim)
Çmimet e biletave sipas tribunave janë si mëposhtë:
C2 , C3, C4 + E2, E3, E4 = 1.000 lekë
C1, C5 + E1, E5 = 1.500 lekë
D1, D4 = 2.000 lekë
D2, D3 = 3.000 lekë
A, B = 8.000 lekë
VIP = 18.000 lekë
Ju rikujtojmë edhe një herë për biletat sezonale, FSHF ofron zbritje
prej 15%.” Shkruan FSHF.
Ky takim është mjaft I rëndësishëm për kombëtaren shqiptare ku synimi I vetëm do të jetë marrja e tre pikëve. Kuqezinjtë renditen në vendin e tretë në Grupin G me gjashtë pikë të grumbulluara, ndërsa Izraeli klasifikohen në vëndin e katërt po me gjatë pikë.
Diskutime rreth kësaj post