Autori i vrasjes së Arian Gosës në Kavajë, Habib Rexha, ka dalë sot para gjykatës së Durrësit, ku pritet t’i caktohet masa e sigurisë.
Rexha i cili u vetëdorëzua 4 ditë më parë, ka mbërritur sot me forca të shumta sigurie në gjykatë ku po zhvillohet seanca me dyer të mbyllura.
Në dëshminë e tij ku shpjegonte arsyet e krimit të rëndë të kryer të dielën e 21 majit, Habib Rexha, shprehet se ishte ndjerë i frikësuar nga Arian Gosa, i cili sipas tij kishte hapur fjalë se do të vriste familjarët e fisit Rexha në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij, Edmond Gosës, i cili ndërroi jetë së bashku me Altin Rexhën në 29 mars, pas përplasjes që këta të fundit patën me njëri tjetrin për një konflikt të ndodhur për arsye banale.
Diskutime rreth kësaj post