Që prej mëngjesit të sotëm, Policia Bashkiake ka bllokuar pedonalen për shkak se sot pritet të fillojnë punimet për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Ndërkohë Aleanca për Teatrin do të zhvillojë një protestë. Adriana Kalaja u shpreh për Euronews Albania se policia ka bllokuar çdo rrugë për tek sheshi i teatrit, ndërkohë paralajmëroi se protesta do të zhvillohet.
Ajo tha se kanë dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Strasburgut për ndalimin e punimeve.
“Ishin njoftuar nga dje që sot do të fillonin ndërtimet për teatrin e ri. Por nuk u prit deri sot u fillua mbrëmë me disa veprime parapërgatitore. Ne u afruam tek sheshi o tetarit se pamë disa makineri dhe punonjës të paidentifikuar dhe thirrën edhe forcat e policisë së rendit. Erdhën dhe ikën në mënyrë të turpshme sepse nuk kishin kurajo të pyesnin punonjësit e policisë se për çfarë arsye ishim në shesh. Sot ka shumë policë, janë mbyllur të gjitha hyrjet. Ai banditi që drejton bashkinë që mendon se kështu mund ti vijojnë punimet ne do të jemi çdo ditë këtu. Në sot kemi shkuar në Gjykatë Kushtetuese dhe kërkuam pezullimin e punimeve. Ne kemi dorëzuar në Strasburg një kërkesë për pezullimin e punimeve. Të gjitha këto do rëndojmë mbi Veliajn. Unë besoj se sot do të ketë pjesëmarrje”, u shpreh Kalaja.
Nuk janë të pakta forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar pedonalen dhe nuk lejojnë qytetarët që të kalojnë në këtë rrugë.
Diskutime rreth kësaj post