Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ndodhet në Vjenë për të vizituar zyrat e ekipit që do marrë drejtimin e OSBE. Pak më parë, ai ka publikuar një video, ku shihet i shoqëruar nga zyrtarët e OSBE, ministri Gent Cakaj dhe nga këshilltari i tij Endri Fuga.
Vihet re se ata kanë marrë ashensorin për të shkuar në zyrat përkatëse.
Ndërkohë Rama nga ana tjetër e quan një ditë historike këtë të sotmen për Shqipërinë.
“Nis një ditë historike për Shqipërinë, që për herë të parë merr një rol ndërkombëtar me kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)”, – shkruan kryeministri.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post