Anëtarja e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, Enriketa Papa foli për kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve.
E pyetur se nëse ish-kryeministri Sali Berisha do t’i nënshtrohet vlerësimit të Komisionit, ajo theksoi se kryetari i partisë, presidentët dhe ish-kryetarët e partive nuk kalojnë në vlerësim.
Gjatë intervistës Papa tha se për të qenë pjesë e ekipit elektoral të PD janë një sërë kriteresh me të cilat përzgjidhen, ndërsa cilësoi si kriter kryesor pastërtinë e figurës.
“Disa nga kriteret kryesore në të cilat baza e PD është mbështetur është pastërtia e figurës së kandidatit/ kandidates së ardhshme. Një respektim i kuotave gjinore. Njerëz që kanë kontribute, eksperiencë, njerëz që vijnë nga bota e shoqërisë civile apo akademike. Njerëz që vijnë nga shtresa e të përndjekurve politikë”, u shpreh Papa për abc news.
Diskutime rreth kësaj post