Tashmë ka nisur ‘merkatorja’ e emisioneve.
Moderatorin e njohur programeve të paradites, Alban Musa nga shtatori nuk do ta shohim me ne Televizionin ABC. ‘Kryefjala’ mëson se sezonin e ardhshëm Musa do të shfaqet në ekranin e Top-Channel.
Ai nuk do marrë përsipër një emision të ri, por do të rikthejë emisionin e paradites “Në shtepinë tonë”, i cili u ndërpre për një periudhë kohe. Megjithatë këtë herë moderatorit dhe aktorit Alban Musa i është besuar jo vetëm moderimi por edhe autorësia e këtij formati.
Alban Musa ka qenë prezantuesi i parë i këtij programi bashkë me Anjeza Majën vitin 2016 dhe po rikthehet në këtë program pas 7 vitesh!
Diskutime rreth kësaj post