Deputeti i opozitës parlamentare Kujtim Gjuzi e ka filluar seancën e parë për vitin 2020 me debate. Gjatë seancës Gjuzi ka marrë fjalën për disa sekonda por i është drejtuar keq deputetit të PS Jurgis Çyrbja, pasi ky i fundit ka filluar të qeshë në momentin që Gjuzi ka dalë në foltore.
Gjuzi përpara gjithë deputetëve ndërsa ka dashur të emërojë seancën ka thënë: “Unë se përdor fjalën zog nëne por zot nëne. Kështu do ta quaja në këtë seancë”.
Kur deputeti Çurbja e ka komentuar mes të qeshurave, jashtë mikrofonit dhe nga vendi ku ishte ulur, Gjuzi i kthehet keq duke e quajtur edhe ‘grenxë xanxare”.
Fjalët e Gjuzit për Çurbjen:
“Ca ke qesh zotërote! S’të pëlqen… Se edhe gjatë kohës që folën deputetët ti… grenxa xanxare… (vijon më tej përplasja mes tyre edhe jashtë mikrofonit)”
Diskutime rreth kësaj post