Para një muaji, Eni Koçi u bë nënë për herë të parë. Por jo vetëm ajo.
Edhe Greta për herë të parë mori titullin teze. Siç duket ajo mezi e ka pritur këtë moment, sa tani ka kaluar në plan të dytë edhe morën e saj, Enin.
Në një bisedë me ndjékësit në Instagram, një fans/e e pyet këngëtaren nëse të qenurit teze është ndjesia më me mirë?
Teksa përgjigjej ajo tregoi edhe “shérrin” që kishte bërë me motrën e saj, për faktin që nuk i kushton më vëmendje.
“Po të qenurit teze është ndjesia më e bukur në botë. Madje, jo më larg se dje, kur po komunikoja me Enin, i thash:
“Motra më dërgo foto ose video Adean.” Edhe ajo më tha:“Ti nuk pyet më për mua. As si je, a të ka marrë malli”. Gjithë fokusi dhe gjithë dashuria është te Adea”, u shpreh Greta Koçi.
Ditën që Eni solli në jetë vajzën e saj, Greta ndàu një video teksa e mbante në krahë, ku si përshkrim shkruante:
“Sot u bëra teze e një ëngjëlli të vogël. Nuk e kisha besuar kurrë që do ndjeja kaq shumë emocione.
Zemra më doli nga vendi nga lumturia. E dua Adean aq shumë sa nuk gjej dot fjalë ta shpreh dashurinë që kam për të…Faleminderit Zotit dhe faleminderit Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj që ma mbushët shpirtin plot”.-tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post