Partia Socialiste ka dërguar në Kuvend një projektligj sipas të cilit kërkon zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut deri në 31 dhjetor të vitit 2024.
Amendamenti kushtetues që parashikon zgjatjen e afatit te Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisonerit Publik deri në 31 dhjetor 2024 është dorëzuar tashmë në Parlament, amendamenti kushtetues u mbështet me mbi 28 firma të deputetëve socialistë dhe tashmë është në procedurë parlamentare. Për këtë, maxhoranca kërkon edhe votat e opozitës, pasi ndryshimet kushtetuese miratohen me 93 vota pro.
I pyetur nëse ka një “pazar” me kryedemokratin Lulzim Basha për zgjatjen e afatit të organeve të vetingut në këmbim të reformës territoriale, Rama u përgjigj mëngjesin e të premtes se zgjatja e organeve të vetingut është një domosdoshmëri. “Vjen si rezultat i një procesi që tregon sa i vyer është për pastrimin e llumit nga sistemi i drejtësisë dhe ky proces nuk mund të ndërpritet dhe reforma në drejtësi është një reformë e bazuar në partneritet me ndërkombëtarët dhe aleatët tanë strategjikë, SHBA dhe BE” .
Diskutime rreth kësaj post