Në Kosovë ka nisur zyrtarisht, që nga mesnata, fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, edhe pse gjatë kësaj kohe, si fillim partitë e më pas dy koalicionet e mëdha kanë qenë vazhdimisht të angazhuara në aktivitete elektorale.
Në Kosovë janë regjistruar gjithsej 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare. Fushata zgjat 10 ditë. Partia Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje e shënoi hapjen e fushatës me një dalje të krerëve të saj pas mesnate në selinë e partisë, në Prishtinë.
Ndërsa kandidati i LDK-së për kryeministër publikoi pas mesnate një video-mesazh për qytetarët.
Lëvizja “Vetëvendosje” garon e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit 2017, me kandidat për kryeministër Albin Kurtin.
Partitë politike që do të garojnë në zgjedhjet e 11 qershorit nënshkruan një deklaratë për rritjen e transparencës financiare gjatë fushatës zgjedhore, që zyrtarisht fillon më datë 31 maj. Por, sipas DW, megjithë nënshkrimin e dokumentit ku premtohet transparencë maksimale, ekspertët e ekonomisë, bazuar në praktikat e mëhershme, thonë se partitë politike bëjnë shpenzime shumë më të mëdha financiare krahasuar me shumat që u ndahen atyre çdo vit nga buxheti i Kosovës.
Diskutime rreth kësaj post