Ministria e Puneve të Brendshme bën të ditur nëpërmjet publikimit në faqen zyrtare të saj per zhvillimin e fazave te tjera të konkurimit për Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë e Përgjithshme”,
“Akademia e Sigurisë në Policinë e Shtetit njofton gjithë aplikantët që janë kualifikuar në fazën e parë në testimin me shkrim, se testimi fizik i aplikantëve që konkurojnë për Shkollën Bazë të Policisë fillon më 29 mars 2016 për dy grupe”, thuhet ne njoftim.
Ministria informon se “Më datën 29 mars do t’i nënshtrohen testit fizik në stadiumin “Qemal Stafa” aplikantët të cilët kanë kaluar fazën e parë të testimit me shkrim, sipas orareve të përcaktuara, në orën 07:00 grupi i parë dhe në orën 13:00 grupi i dytë”.
“Aplikantët duhet të paraqiten me uniformë sportive, kartë identiteti dhe fletën e pranimit. Listat e aplikantëve për datën 29.03.2016, për të dyja grupet janë të shpallura në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit”, thuhet në publikimin e MPB.
Diskutime rreth kësaj post