Ka nisur me pak minuta me vonesë Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Fjalën i pari e ka marrë kryeministri i vendit, Edi Rama, ku pritet që të zbulojë edhe emrat e ministrave të kabinetit të ri.
Rama në fjalën e tij hyrëse e ka nisur me një rezyme të disa viteve më parë. Gjithashtu kryeministri u shpreh se për herë të parë në historië e vendit u konfirmua një forcë politike për një mandate të tretë qeverisës. Rama theksoi se 8 vite më parë socialistët erdhën në pushtet nga këmbëngulja.
“Fitorja për një mandate të tretë ka qenë fitorja jonë më e vështirë” – tha ai.
“Nuk kam qenë asnjëherë më i trazuar se këtë herë, sepse sa më shumë gara fiton aq më e vështirë bëhet gara. Jemi përpjekur, humbëm me një diferencë milimetrike. Historia e këtyre zgjedhjeve është e njohur por ajo që duhet kujtuar dhe që na ktheu pas 8 vitesh dhe 880 peripecish në opozitë, ishte këmbëngulja e madhe për t’ja dalë. Arritëm të ngremë një makineri elektorale të fuqishme, të ndërtojmë një skuadër përfaqësuese, të krijojmë një frymë fituese me vizion për Shqipërinë.
Si askush më parë në historinë e zgjedhjeve shqiptare u konfirmuam për të tretën herë radhazi. Kjo është fitorja më e vështirë që kemi arritur. Jemi ne të parët që arrijmë dhe kjo flet vetë. Kjo është fitorja më e vështirë për tu merituar. Fitorja e zgjedhjeve të jep mundësinë për të fituar beteja të vazhdueshme. Herën e katërt do e kemi më të vështirë se këtë të tretën, por nuk e luan topi se detyra jonë për ata që na besuan është se kemi nderin e jashtëzakonshëm të udhëheqim është të bëjmë të pamundurën që të rikonfirmohemi pas 4 vitesh”, – u shpreh Rama në fjalën e tij në Asamble.
Kryeministri në fjalën e tij në Asamble ka shprehur synimin e tij dhe të skuadrës për mandatin e 4. Ndërkaq nënvizoi se duhet një forcë e re dhe një pasion i ri politik për ta ngjitur vendin sa më lart.
“Herën e 4 do e kemi më të vështirë se të 3. Detyra jonë ndaj të gjithëve që na besuam është të bëjmë të amundurën për tja dalë të rikonformohemi përsëri pas 4 vjetësh. Miq sot do tu flas shumë hapur dhe do tu them që skam qenë asnjëherë më i trazuar pas një fitoreje politike se këtë herë. Jo se sfidat e mëparshme kanë qenë më të lehtë, por se sa më shumë gara fiton aq më shumë rrezikon të humbasësh sensing e vetëkorrigjimit.
Duhet të ngulim këmbët në tokë dhe të shtrijmë sytë sa më larg në horizont. Na duhet një forcë e re një pasion i ri politik, një kapërcim i r ii vetevetes për ta ngjitur më lart Shqipërinë. Duhet të ngulmojmë më fort se më parë në punën tonë.
5500 dyert e organizatave tonë në Shqipëri duhet të bëhen 5500 dyer të hapura mundësish për qindar mijëra njerëz për të kultivuar qytetarinë demokratike, mendimin dhe aktivizmin politik. Vullnetarizmin dhe solidaritetin social, për të debatuar tema me interes publik”, – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post