Ka nisur aksioni për prishjen e ndërtesave në Shkozë për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe. Mjetet e rënda të IKMT kanë nisur punën për prishjen e një banese. Sipas planit, janë tre banesa për t’u prishur ditën e sotme. Ndërkohë në vend ndodhen forca të shumta policie në mbështetje të IKMT.
Banorët kanë hipur në taracat dhe çatitë e shtëpive dhe kanë deklaruar se nuk do e lejojnë prishjen e tyre.
Tre persona janë shoqëruar nga policia pas përplasjeve të mëngjesit. Ata janë Petrit Duku, Gerti Strala dhe Saimir Kalia. Babai i një prej të shoqëruarve deklaroi për News24 në një lidhje direkte se djali i tij nuk ka të bëjë me atë çfarë po ndodh dhe se ishte për vizitë tek miqtë e tij.
Diskutime rreth kësaj post