Prokuroria kërkoi gjithsej 126 vite burg për të akuzuarit në lidhje me laboratorin e kokainës në Xibrakë, gjithsej 9 vetë.
13 vjet burg janë kërkuar për Ermal Hoxhën, nipin e ish-diktatorit Hoxha.
Nga 14 vite për secilin nga dy kolumbianët e arrestuar, që bënin nxjerrjen e kokainës në Xibrakë.
Në total janë kërkuar 126 vjet burg për të akuzuarit.
Ermal Hoxha 13 vjet burg
Ilir Hyseni 14 vjet burg
Genci Xhixha 15 vjet burg
Arjan Dalipi 13 vjet burg
Cesar Avilla (kolumbian) 14 vjet burg
Valter Moreno (kolumbian) 14 vjet burg
Sajmir Batku 15 vjet burg
Gentian Gjonaj 14 vjet burg
Klement Dalipi 14 vjet burg
Dy vite më parë në një fshat të Elbasanit, në Xibrakë u zbulua një laborator, ku bëhej nxjerrja e kokainës së shkrirë në materiale të ndryshme përmes një procesi të komplikuar. Për këtë ishin sjellë në Tiranë dy kolumbianë që janë mes të arrestuarve.
Nipi i Enver Hoxhës, Ermali bënte transportin e tyre nga Tirana në Elbasan thuajse çdo ditë.
Në vijim ishte po ai që survejonte kalimin e saj në vende të Europës, kryesisht në Gjermani.
Sipas hetimeve, i arrestuari tjetër i këtij operacioni, Ermal Hoxha, ka pasur rolin e financuesit dhe të financierit.
Ai dyshohet se ishte personi që mbulonte likuidimin e drogës kur hynte në Shqipëri dhe që merrte paratë nga marrësit kur nxirrnin kokainë jashtë vendit.
Ilir Hyseni realizonte kontaktet me furnitorët dhe blerësit fundorë në Gjermani.
Pjesa tjetër e të arrestuarve dyshohet të jenë korrierë, ndihmës dhe bashkëpunëtorë të niveleve më të ulëta.
Diskutime rreth kësaj post