Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka dalë sërish në një konferencë për median duke bërë me dije se dialogu me studentët do të vijojë.
Nikolla u shpreh se studentët kanë shumë pak informacion në lidhje me çështjet. Ajo u shpreh se ka marrë një kërkesë nga këshillat studentorë për ngritjen e një grupi pune dhe të vendosin se çfarë do të bëhet me pikën 2, 3 dhe 4, ku u shpreh se “e miraton me dy duar” këtë kërkesë.
“Kjo protestë e studentëve tregoi se sa pak informacion ka për studentët. Ndaj më shumë se sa rëndësi për të shfuqizuar pikën 4, shërbeu si një katalizator për një debat brenda studentëve. Kam marrë një kërkesë nga këshillat studentor, që për tre pika te tjera të ngrihet një grup pune dhe të vendosim se çfarë do të bëhet”, tha Nikolla.
Pas fjalës së saj të shkurtër, ajo refuzoi t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve duke u larguar nga salla.
Diskutime rreth kësaj post