Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi, tashmë i emëruar ministër i Mbrojtjes në vend të Olta Xhaçkës, ka bërë bashkë miq të tij, funksionarë në PS apo dhe gazetarë, për të festuar.
Një ditë e thjeshtë për ta, me meze e raki, por shumë domethënëse pasi festojnë tre të mira në një ditë.
Miku i tij Muharrem Meko publikon në rrjete sociale një foto nga dreka modeste e ministrit të Mbrojtjes, teksa festojnë shërimin nga Covid-19 të mikut të tyre Dëfrimit, emërimin e Niko Peleshit dhe ditën e fundit të vitit.
Në tryezë ndodhet edhe kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo dhe gazetari i njohur Tonin Frroku.
Diskutime rreth kësaj post