Kuvendi ndryshoi të enjten procedurat për anëtarët e komisioneve të Vettingu-t, duke mos lejuar rihapjen e procesit për aplikime të reja, sic ishte vendosur 10 ditë më pare. Përmes miratimit të një projektvendimi, deputetët e maxhorancës shfuqizuan sot procedurat e miratuara në seancën plenare të 6 marsit, që parashikonin rihapjen e garës me kandidatë të rinj për organet e vetting-ut.
Kuvendi ndryshoi procedurat pas refuzimit të Avokatit të Popullit për të rihapjen e aplikimeve. Në këtë mënyrë Avokati i Popullit do të pranojë vetëm plotësimin e dokumentacionit për kandidatët që kanë aplikuar brenda afatit ligjor.
Dhjetë ditë më parë, parlamenti u mblodh në një séance jashtë radhe për të votuar ngritjen e komisionit ad hoc, i cili do të bënte përzgjedhjen e kandidaturave për organet që do të realizojnë procesin e vetting-ut.
Por, përmes një pr/vendimi Kuvendi miratoi rihapjen e garës për kandidatët, si dhe kthimin për rishqyrtim tek Avokati i Popullit të listës së kandidatëve, të përjashtuar për mungesë dokumentacioni.
Diskutime rreth kësaj post