Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka reaguar pas betimit të anëtarit të 6-të të Gjykatës Kushtetuese Përparim Kalo. Soreca i uron punë të mbarë të gjithë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese tani që ajo është funksionale.
Ai shton se kjo është një arritje e konsiderueshme për qytetarët dhe reformën në drejtësi në Shqipëri.
“Sot z.Përparim është betuar nga Presidenti Ilir Meta si anëtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë atë dhe i dëshirojmë punë të mbarë atij dhe të gjithë anëtarëve pasi Gjykata tani është funksionale, një arritje e konsiderueshme për????????, qytetarët e saj dhe # reformën e drejtësisë.”, shkruan Soreca.
Diskutime rreth kësaj post