Ish- prokurori dhe konstitucionalisti, Shkëlqim Hajdari i ftuar në rubrikën “Opinion” tha se është një hap i madh krijimi i Gjykatës Kushtetuese. Ai tha po ashtu se brenda janarit kjo Gjykatë do të ketë edhe anëtarin e saj të shtatë.
Sipas tij, kjo arritje i faturohet në radhë të parë ndërkombëtarëve, veçanërisht SHBA.
Ndër çështjet e para që kjo gjykatë pritet të marrë në shqyrtim, për Hajdarin është Kodi Zgjedhor.
“Listat u deklaruan të hapura, por nuk janë të hapura, kanë sërish përplasje. Kushtetuta e përcakton që janë të hapura por i lë mundësinë një subjekti që 1/3 ta mbajë të mbyllur, ose 100% të hapur. Kodi Zgjedhor mendoj që do jetë një nga shqyrtimet e para të Gjykatës Kushtetuese, nëse vërteton që ky kod bie ndesh me kushtetutën në 25 prill do kemi garë. Brenda 6 muajsh plotësohet numri 9 i Gjykatës së Lartë, Ndërkohë që SPAK ka filluar funksionimin. Fundi i janarit e gjen BKH të plotësuar. 6 mujori i parë që ne mbyllim e gjen vendin me GJK, Gjykatë të Lartë, SPAK dhe Byro Kombëtare të Hetimit që përgatite të dalë në det të hapur për të goditur korrupsionin në Shqipëri.
I pyetur se kur do të kapen të ashtuquajturit peshq të mëdhenj”, Hajdari u përgjigj:
“Kur të ringrihet demokracia. Pas këtyre zgjedhjeve të bëhet temë dite balancimi dhe ndarja e pushteteve jashtë ndikimit të krimit dhe korrupsionit, kur t’i bëjmë KQZ jo me komisione politike, kur në votime të marrin pjesë 50% e shqiptarëve që nuk besojnë, kur gjysma e elektoratit jashtë shtetit të japin votën e tyre, kur të përjashtojmë nga ndikimi i prodhimit të deputetëve segmentet e krimit. Edhe presidenti të zgjidhet nga populli. Do shohësh se atëherë do ketë peshk të bollshëm, do jetë edhe i madh”.
Diskutime rreth kësaj post