“Ballkani i Hapur” i ka ditët e numëruara. Gjermania po përgatitet të nxjerrë jashtë loje këtë nismë dhe nëntori është muaji i ndryshimeve të mëdha, pasi pritet të riaktivizohet “Procesi i Berlinit”. Berlini i jep përparësi procesit të integrimit në Bashkimin Europian të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet nismës Procesi i Berlinit.
Nga kancelari Scholz është paralajmëruar dhe një samit për Ballkanin që do të mbahet së shpejti, ku do të mund të arrihet marrëveshje për hapat e mëtejmë në integrimin evropian të Ballkanit dhe nxitje për procesin e Berlinit, i cili hedh poshtë Ballkanin e Hapur. Nga ana tjetër rajoni është alarmuar nga nismat që mund të hedhin në erë paqen në Ballkan. Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, pak ditë më parë ka bërë një parashikim të frikshëm për mënyrën se si do të përfundojë disa shteteve të rajonit për Ballkanin e Hapur. Në një intervistë për “Vovodina Autonomija”, Gjukanoviç ka paralajmërua se shtete si Kosova, Mali i Zi, Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, do të “zhdukeshin” nëse Ballkani i Hapur” merr jetë. Sipas tij qëllimi i autorëve të idesë së “Ballkanit të Hapur” është zhdukja e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe shtoi se sigurisht që do të përfundonte me “luftë dhe një gjenocid tjetër”.
Gjukanoviç e cilësoi projektin e “Ballkanit të Hapur” si “shumë kontrovers”, sepse tha se është skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë Bashkimit Evropian. “Ne nuk kemi nevojë për këtë, ne kemi nevojë për anëtarësim në BE. Ata që nuk e shohin rajonin tonë në Evropë, nuk shohin as demokraci multietnike në Ballkan. Atyre u pëlqen ideja e ndryshimeve të kufijve, homogjenizimi etnik dhe fetar brenda shteteve të zgjeruara. Si zakonisht, çdo gjë nis tradicionalisht nga pala serbe, kësaj radhe ‘bota serbe’. Dhe kjo vazhdon automatikisht me të njëjtët zullumqarë të shtetit të madh”, tha Gjukanoviç.
Diskutime rreth kësaj post