Koreja e Veriut planifikon të lëshojë tre satelitë të tjerë spiun vitin e ardhshëm si pjesë e përpjekjeve për të rritur ushtrinë e saj.
Muajin e kaluar Pheniani vendosi një satelit spiun në hapësirë dhe pretendon se që nga ai moment ka fotografuar objektet kryesore ushtarake të SHBA dhe Koresë së Jugut .
Duke përcaktuar synimet e tij për vitin 2024, Kim Jong Un tha gjithashtu se marrëdhëniet e tij me Korenë e Jugut do të kishin “ndryshim themelor”.
Dhe shtoi se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të vazhdonte me ambiciet e tij bërthamore.
Duke folur në një takim të fundvitit të Partisë së Punëtorëve të Koresë në pushtet, Kim deklaroi se bashkimi me Korenë e Jugut tani nuk ishte më i mundur, duke shtuar se Seuli e trajton vendin e tij si armik.
Duket se është hera e parë që Kim thotë një gjë të tillë dhe shënon një ndryshim zyrtar në politikë, megjithëse në praktikë ka pasur pak perspektivë bashkimi për disa vite, pa përparim dhe pak përpjekje që janë bërë.
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë në gjendje të keqe. Muajin e kaluar, pas lëshimit të satelitit spiun, Pheniani bëri një marrëveshje me Seulin që kishte për qëllim uljen e tensioneve ushtarake.
Koreja e Veriut gjithashtu vazhdoi testet e rregullta të raketave të saj gjatë vitit 2023 – dhe në fillim të këtij muaji gjuajti raketën e saj më të avancuar me rreze të gjatë, duke sfiduar kufizimet e OKB-së.
Lëshimi i raketës balistike ndërkontinentale, e cila ka rreze veprimi për të arritur në kontinentin e Amerikës së Veriut, u dënua menjëherë nga Perëndimi.
Ndërkohë Koreja e Veriut është e pakënaqur që Koreja e Jugut rrit bashkëpunimin e mbrojtjes me SHBA-në, pasi një nëndetëse amerikane e armatosur me armë bërthamore mbërriti në ujërat e saj.
Diskutime rreth kësaj post