Një nga orkat më të vjetra që jetonte në Akuariumin e Detit të Miami që nga viti 1970, ngordhi në moshën 57-vjeçare.
Lolita thuhet se ka ngordhur nga sëmundja e veshkave, raportoi CNN.
Aktivistët e të drejtave të kafshëve kanë bërë fushatë për vite me radhë për lirinë e saj dhe kanë thënë se ajo duhet të kthehet në Paqësorin Veriperëndimor.
Sipas raporteve të mëparshme, 57-vjeçarja Lolita supozohej të lëshohej përsëri në oqean.
Në natyrë, orkat mund të jetojnë deri në 90 vjet, por në robëri cilësia e tyre e jetës bie ndjeshëm, kështu që mesatarisht ato jetojnë midis 10 dhe 45 vjet.
Diskutime rreth kësaj post