Avokati Spartak Ngjela ka folur për kërkesën e SPAK për rihapje të “Çështjes së Gërdecit. Sipas Ngjelës, nëse vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, për Gërdecin është e parashtruar, atëherë, kjo çështje nuk mund të rigjykohet. Por avokati është i mendimit, se nëse gjykimit i ka përfunduar afati, atëherë, në hetim të vendosen prokurorët që e kanë mbajtur rastin në “sirtarë”.
Aksioni që ka ndërmarrë SPAK për vendimin e Gjykatës Speciale për Fatmir Mediun, prisni ndonjë vendim?
Spartak Ngjela: Vendimi i Shkallës së Parë nëse është parashtruar, atëherë ka mbaruar. Nëse kanë gjetur një mënyrë tjetër, është tjetër problem.
Ankimimi i SPAK do të sjellë ndryshim, apo është thjesht procedurë?
Spartak Ngjela: Duhet të shohim arsyetimin e SPAK, ato thanë që është parashtruar. I parashtruar do të thotë që nëse ka kaluar vitet e caktuara dhe çështja nuk është trajtuar, nuk gjykohet më. Nëse kanë arsye tjetër, mbetet për t’u parë.
Në rast se do të ketë ndryshim çdo sjellë për ish-ministrin e Mbrojtjes?
Spartak Ngjela: Nëse parashtrimi s’është e vërtetë, duhet dënim me burg. Ajo ishte një ngjarje që trondit botën. Por këtu ishte pushteti gjyqësor i korruptuar në kohën e Saliut. Megjithatë kot shqetësohet, nëse s’del Gërdeci këta do të shkojnë të gjithë në proces penal. Të gjithë ministrat e Saliut, janë në korrupsion. E thotë Kushtetuta.
Zoti Mediu mori mandatin e deputetit, ndaj dhe pushimet hetuan. Rihapja e çështjes, marrja e mandatit a do të sillte ndikim në këtë proces, apo duhet të përshpejtohen procedurat?
Spartak Ngjela: Është hequr imuniteti, në momentet që u hoq imuniteti duhet të vazhdonte proceset penale ndaj Mediut. Pse se ka filluar prokuroria? Nëse kjo parashkruhet duhet marrë nën akuzë prokurorët që e kanë lënë në sirtar. Në rast se është parashkruar, SPAK duhet të vijojë proceset penale për Prokurorët që e kanë lënë në sirtar. Ose do të ikin Prokurorët ose Mediu.
Diskutime rreth kësaj post