Avokat Spartak Ngjela ka patur një përballja të nxehtë një përballje me kreun e AK në studion e Hpur të Eni Vasilit.
Duke debatuar për vettingun, qëndrimin e Metës dhe situatën politike, Ngjela tha se e do Reformën në Drejtësi ndërsa Spahiu tha se vetting do të kapë të parin Ramën për vilën në Surrel që sipas tij kushton 4 milion euro.
“Meta nuk thotë qeveri teknike, por qeveri besimi. Sipas opinionit tim, Meta nuk e do vettingun, po pse nuk ka hyrë në çadër është çështje tjetër. Meta mendon që me politikë t’i shpëtojë presionit të madh që mund të vijë nga reforma në drejtësi, nga ndonjë padi penale e mundshme.
Meta e pa që dështoi PD, Nuk ka mocion mosbesimi kushtetuta shqiptare, por mocion besimi që bën kryeministri vetë. Kështu është kushtetuta aktuale. Çështja qëndron në pikën që këta nuk e mundin dot politikën amerikane”, tha avokat Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post