Avokat Spartak Ngjela dhe juristi Romeo Kara kanë komentuar zhvillimet brenda Partisë Demorkatike, ndërsa kanë shpërthyer në akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Fillimisht, ka qenë avokat Ngjela, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale, se Beogradi po kërkon në Shqipëri një konflikt Veri-Jug, njëlloj siç e kërkoi edhe përgjatë vitit të mbrapshtë 1999, ndërsa theksoi se për t’ia arritur kësaj po përdoret “Foltorja” e Berishës. Sipas tij, Berisha është tej mase i rrezikuar në pranon ofertën serbe pasi rrezikon të ekstradohet dhe gjykohet në SHBA.
“Kemi të dhëna të sigurta se Beogradi po kërkon në Shqipëri një konflikt Veri-JUG; njëlloj siç e kërkoi edhe përgjatë vitit të mbrapshtë 1999. Tani po e kërkon pikërisht gjatë foltoreve të Sali Berishës. A do ta pranojë sërish Berisha këtë kërkesë të Beogradit, siç bëri edhe në vitin 1999? Le ta provojë po të dojë, por të mos e harrojë faktin se ndërkohë është non-grata në Shtetet e Bashkuara dhe, ligji i ri për ekstradimin midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i miratuar në korrik të këtij viti, është në gatishmëri për çdo orvatje të tillë. Le të presim e të shikojmë”, shkruan avokat Spartak Ngjela.
Nga ana tjetër, edhe juristi Romeo Kara ka sulmuar dhe hedhur dje akuza në rrjetet sociale për ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Berisha në jerm i shet mend Yuri Kimit duke i deklaruar: “Ne e kemi përmbysur diktatorin që u jepte bar shqiptarëve ndaj ju garantoj se në zyrën time nuk do shkelësh kurrë pa u kërkuar falje shqiptarëve për barin”. Me sa dimë, diktatori ndërroi jetë në prill të 1985, ndërsa sistemi u shkërmoq në fund të vitit 1990. Si ta kuptojmë përmbysjen që i bëri Berisha në 1990 diktatorit që ndërroi jetë më 1985? Nuk po flasim pastaj se, çfarë heroizmash ka bërë vetë pikërisht ky i vetëquajtur hero i demokracisë”, shkruan juristi Romeo Kara.
Diskutime rreth kësaj post