Nga Spartak Ngjela
Kur fillon ndëshkimi masiv i hajdutëve pushtetarë; për një komb fillon një jetë e re
Njerëzit mendojnë më ndryshe;
Fillon të ketë shpresë;
Rina krijon optimizëm që i shtyn drejt punës dhe haresë së konkurrencës;
Kompozitorët ndihen të prirur drejt këngëve të reja; kurse këngëtarët këndojnë kudo;
Sportet bëhen më tërheqëse dhe stadiumet mbushen;
Studentët nëpër shkolla janë më të vëmendshëm, dhe gjuha e tyre është shumë më e zgjedhur në debate pafund për lirinë dhe dashurinë;
Humori shoqëror ngrihet përdita; dhe komedia për të vënë në lojë të shkuarën që po vdes përditë, është gjithmonë e më shumë popullore: të gjithë duan të qeshin me të shkuatën dhe ta përqeshin atë me anë të emrave realë të pushtetarëve të rrëzuar ndërkaq;
Shoqëria kalon nga stresi i krijuar nga tragjedia e gjatë që kanë kaluar, te çlirimi që i jep komedia si tallje me kohën tragjike;
Shteti ka marrë seriozitetin e duhur; dhe drejtësia është e garantuar.
Kjo do të jetë Shqipëria përgjatë vitit 2017.
Diskutime rreth kësaj post