Avokat Spartak Ngjela komentoi sot në emisionin ‘Breaking’ edhe përplasjen mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Sipas tij i fituar del Basha, sepse ka në krah SHBA-në.
“Në ’97 mbasi ra Saliu mori këto grupet, tani është me keq se ’97, e donte a rigruponte partinë, kur janë atje kujtojnë se pushtojnë botën, kur dalin jashtë e kujtojnë se janë veten. Këta janë arkaik, ato dinë të vjetrën. Por ajo që është më e sakta për t’u thënë se është se ky s’ka më përkrahje në Shqipëri, e ishte kryetari de facto i opozitës dhe mbante Ramën në pushtet, tani largimi i këtij që po presim ne është se çfarë do të ndodhë me Ramën dhe a do të ketë zgjedhje të reja?”, – theksoi Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post