Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka komentuar lajmin e bujshëm se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur “non grata” ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe familjen e tij.
Ngjela u shpreh se një gjë të tillë e kishte paralajmëruar, por që media i ishte hedhur në kokë. Sipas tij, tani filloi lufta anti-korrupsion.
“Kanë shkatërruar Shqipërinë në 30 vjet. Kjo mbase nuk i intereson SHBA, por i intereson popullit shqiptarë. Kjo ishte e njohur, por kur do fillonte. Edhe manovra ushtarake në Shqipëri, nuk është e rastësishme.
Përse mendoni se Amerika është e indinjuar nga familja Berisha, nga çështja e Gërdecit, nga çështja e kompleksit Partizani apo për kompaninë e Boronicave?
Ato janë faktet e arrestit, të “non grata”-s. Ka edhe diçka tjetër që ka pasur dhe një tendencë për destabilizim në Shqipëri, që kërkonin ta bënin këta. Ushtria nuk ka ardhur kot”, – tha Ngjela për Top News.
Diskutime rreth kësaj post