Teksa kryefjala e këtyre ditëve është shembja e Teatrit Kombëtar, për të cilin ka pasur dhe ka protesta, vjen një koment nga avokati Spartak Ngjela.
I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News 24, Ngjela theksoi se me shembjen e Teatrit Kombëtar nuk u shkel asnjë ligj, pasi godina në fjalë nuk ishte mes monumenteve të kulturës.
“Teatri Kombëtar duhet të mbahej si muze. Aty është bërë gjyqi special ku u dënua elita e Shqipërisë. Ca ligj u shkel se u prish teatri?! Ai nuk ishte monument kulture. Në Durrës u bë teatër modern dhe në disa qytete po ashtu”, pohoi Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post