Avokati i njohur Spartak Ngjela tha se ndërkombëtarët po presin dhjetorin pasi të gjitha janë hetuar.
Ai tha se kjo varet nga vullneti i ndërkombëtarëve.
“Tani problemi ku është. Janë faktet sheshit. Unë do të jap fakt, të gjitha janë të hetuara. Prisni deri në dhjetor dhe do ta shikoni . Unë e di që po hetohen. A tha ai që unë do rrethoj Ministrinë e Brendshme, por brenda ishte FBI. Ministri para se të iknin ata shkoi duke qeshur. Pse do presin ndërkombëtarët për lojërat politike të Berishës dhe Bashës? Unë them këto janë provat. Se kur dhe se si kjo varet nga vullneti ndërkombëtar” tha Ngjela në Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post