Avokati Spartak Ngjela ka bërë një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës do të shkojë, pas shkarkimit të Ilir Metës. Këtë lëvizje, Ngjela e mbështet me argumentin: “Dvorani tani është figurë ndërkombëtare me moralitet të lartë në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.
Si rregull, figura të tilla që promovohen nga politika amerikane në një luftë antikorrupsion, janë presidentë të ardhshëm të shtetit ku ata kanë drejtuar luftën kundër korrupsionit. Prandaj kuptohet që edhe zoti Dvorani drejt presidencës do të shkojë, pas shkarkimit të Ilir Metës”. – Më tej Ngjela tha se presidenti Meta do të jetë goditja e parë e SPAK-ut me padi penale.
Postimi i Ngjelës:
“Historia na ka mësuar, se bandat e krimit të organizuar shtetëror fillojnë të eliminohen, pasi ndër to kapet një pikë qëndrore ku kanë abuzuar krerët, dhe kjo pastaj bëhet mekanizmi i goditjes penale.
Dje, politika amerikane, në luftën antikorrupsion në Shqipëri, e kapi saktë pikën qëndrore ku kishte rënë brenda korrupsioni i lartë shtetëror. Kjo ishte figura e gjyqtarit Ardian Dvorani, i cili u laurua nga Departamenti i Shtetit amerikan ndërkombëtarisht si figurë e lartë anti-korrupsion.
Kjo kapje e nivelit të lartë e politikës amerikane, dhe, edhe skema antikrim në Shqipëri, na dha të kuptuar që goditja e parë e SPAK-ut me padi penale, pritet të jetë Ilir Meta. Sepse këtu del kjo pyetje: si mendoni ju, nuk e ka ditur politika amerikane që Dvorani u hoq si gjyqtar dhe kryetar i Gjykatës së Lartë nga Meta?
Dvorani tani është figurë ndërkombëtare me moralitet të lartë në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.
Si rregull, figura të tilla që promovohen nga politika amerikane në një luftë antikorrupsion, janë presidentë të ardhshëm të shtetit ku ata kanë drejtuar luftën kundër korrupsionit. Prandaj kuptohet që edhe zoti Dvorani drejt presidencës do të shkojë, pas shkarkimit të Ilir Metës.
Le të presim se si do të precipitojnë ngjarjet.” – shkruan Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post