Avokati Spartak Ngjela, me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka shkruar në lidhje me situatën e Kosovës dhe Serbisë.
Ngjela thotë se ka ardhur koha e ringritjes arbërore të Shqipërisë, pasi Serbia, sipas tij po shpërbëhet.
“A do të shpërbëhet Serbia mbas Shqipërisë së Bashkuar?
Shqipëria e bashkuar, si forcë arbërore në Ballkanin Perëndimor, nëse në Beograd, me Vuçiç, do vijojë të jetë politika e Sllobodan Milosheviçit, dobësimi integral i Serbisë do të sjellë shpërbërjen e saj.
Po Shqipëria e Bashkuar ka ardhur ndërkohë në atë stad sa që të quhet ky një fakt historik që do të ndodhë domosdoshmërisht?
Po. Shqipëria e Bashkuar ka ardhur në atë stad sa ky bashkim të quhet fakt historik.
Janë dy shtete shqiptarë në Ballkanin Perëndimor. Fitimi ndërkombëtarisht i pavarësisë së Kosovës, si njohje ndërkombëtare, domosdoshërisht të çon në zhvillimin e referendumit për bashkim kombëtar, në Shqipëri dhe në Kosovë; dhe, pas këtij referendumi bilateral, Republika e Shqipërisë me kushtetutën e re mban brenda vetes edhe Republikën e Kosovës.
Kjo është historia që po pritet të vijë me siguri historike.
Luftërat për çlirim, që përkrahen nga Uashingtoni dhe Brukseli, nuk ka mundësi të mbyllen pa arritur në qëllimin maksimal të nisjes së tyre.
Prandaj…
Kjo është koha e ringritjes arbërore të Shqipërisë. Forcat retrograde antishqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë, që tani, janë të mundura.
Kjo është koha e madhe e Shqipërisë Etnike.
Prisni dhe shikoni…”, ka shkruar Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post