Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec. Një bombol gazi ka shpërthyer në një shtëpi dykatëshe. I plagosur ka mbetur pronari i shtëpisë. Ai është nisur menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Sapo i zoti i shtëpisë ka ndezur diçka në kuzhinë, ambienti i cili ka qenë i mbushur nga gazi, ka provokuar edhe flakët.
Aktualisht nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, nëse është e rëndë apo nëse është lënduar lehtë. Bashkëshortja e tij fatmirësisht nuk është plagosur pasi ndodhej në katin e dytë të ndërtesës.
Diskutime rreth kësaj post