Një ngjarje e rëndë është shënuar në Ballsh këtë të diel, Petrit Jaupaj, është gjetur pa jetë pranë varrit të bashkëshortes së tij, ku në gjendje të rënduar emocionale 60-vjeçari ka pirë disa ilaçe dhe i ka dhënë fund jetës.
Jaupaj ishte mësues i Biokimisë në shkollën 9-vjeçare “5 shkurti”.
Rreth 1 vit e gjysmë më parë, bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Trupi i 60-vjeçarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier.
Pritet kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore dhe njoftimi zyrtar i policisë.
Diskutime rreth kësaj post