E quajnë Aldosen Beluli dhe ditën e sotme i bëri gjëmën familjes së tij, vetes, e madje, edhe familjes së një vajze të re nga qyteti i Fierit, Ariela Muratit.
Ky që shikoni në fotot e mëposhtme është autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë pasdite në Tiranë, ku Aldoseni qëlloi me 5 plumba Arielën, e si pasojë ajo ndërroi jetë.
Aldo është student mjekësie dhe duket se prej kohësh kishte një pëlqim dashuror, më shumë se shok, ndaj 21-vjeçares.
Ajo e refuzonte herë pas here 23-vjeçarin dhe duket se kjo e ka tërbuar edhe më shumë Aldon, i cili pasi qëlloi Arielën, e drejtoi armën nga vetja.
E reja ishte duke shkuar në shtëpinë e motrës së saj, e cila jeton pranë Shkollës së Bashkuar, kur Aldoseni i zuri pritë dhe nuk i ndali plumbat ndaj saj.
Ajo ndërroi jetë, ndërsa Aldoseni ndodhet në gjendje kritike.
Policia ka gjetur në vendngjarje 6 gëzhoja, armën e krimit si dhe celularët e dy të rinjve. Aparatet celulare janë duke u hetuar, për të kuptuar bisedat që ata kishin bërë më parë.
Diskutime rreth kësaj post