Një grua ka sjellë në jetë fëmijën e saj brenda në makinë, pasi ishte bllokuar në trafikun e rënduar të Tiranës për shkak të protestës që po zhvillohej në qytet.
Trafiku i madh në disa prej rrugëve kryesore, pengoi familjarët e saj ta dërgonin në maternitet në kohë.
Pas lindjes, gruaja u transportua drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.
Deri më tani, gjendja shëndetësore e nënës dhe foshnjës nuk është bërë e ditur.
Diskutime rreth kësaj post