Fifi u bë nënë në prill të këtij viti, duke mirëpritur së bashku me partnerin e saj, Adis Patushin, djalin Theo Mal. Dje këngëtarja ka ndarë disa detaje nga shtatzënia dhe lindja e bebushit, përmes pyetjeve dhe përgjigjeve në InstaStory.
Dikush e pyeti Fifin se kujt i ngjan djali dhe ajo tha se ende s’e kanë kuptuar. “Po më duket sikur i ngjan të gjithë familjes nga pak”, shtoi ajo me shaka.
Një tjetër pyetje ishte se sa kilogramë kishte shtuar gjatë shtatzënisë dhe Fifi u përgjigj “16” dhe theksoi se 14 kg i ka hequr tanimë.
Sa i përket lindjes, nëse ishte normale apo cezariane, Fifi tha: “Lindje normale, absolutisht! Edhe pse ishte dhimbja më e tmerrshme që ekziston, atë ditë kuptova pse thonë “InshAllah shpëton nëna dhe fëmija”.
Përpara se të ndodhnin keqkuptime, ajo e sqaroi pse përdori fjalën “absolutisht”.
“Them absolutisht faleminderit që më dha Zoti forcë të lindja (në mënyrë) natyrale, sepse në rast të kundërt do të kryeja (lindje) cezariane.
Por sot, lindja me operacion nuk ndodh më, vetëm në rast komplikimi apo pamundësie që të kryhet një lindje normale…tani gratë e kanë bërë zgjedhje”.
Mal – Pseudonimi i xhaxhait të ndjerë të Adisit
Së bashku – Theo Mal ose “Zoti i maleve”
Diskutime rreth kësaj post