Ditët e fundit kanë qenë të vështira për aktorin Genc Fuga. E po aq të vështira kanë qenë edhe për bashkëshorten e tij, e cila u detyrua të ndante publikisht lajmin se aktori kaloi një goditje në tru, pikërisht kur Genci ndodhej në operim.
Operimi delikat në spitalin Amerikan, nga Dr.Mentor Petrela shkoi mirë dhe ditën e sotme Eni Jani Fuga ka bërë një reagim të gjatë, ku ka zgjedhur të falenderojë gjithë shqiptarët për ndihëm, e disa të tjerë në veçanti.
Eni shpreh mirënjohje të veçantë që nga Alfred Peza, Klodi i Amerikanit, Profesor Mevlan Shanaj, Regjisorit Kico Londo, Znj. Manastirliu, Z. Veliaj e deri tek Flor Mumajesi për mbështetjen që nga momenti i parë.
Diskutime rreth kësaj post