Ndryshimet ligjore që hynë në fuqi nga 1 janari 2021 nuk kanë munguar. Duke nisur nga sot, paga minimale do të jetë 30 mijë lekë për 174 orë pune në muaj.
Një tjetër vendim shumë i rëndësishëm që hyn në fuqi sot është ai që bizneset me qarkullim vjetor nga 0 deri në 10 milionë lekë, nuk do të jenë subjekte të pagimit të TVSH-së. Sot fillojnë lehtësirat ndaj biznesit të vogël, i cili deri në vitin 2029 nuk do të paguaj këtë tatim. Janë rreth 40 mijë biznese që pritet të dalin nga skema e TVSH-së, që është edhe zëri i të ardhurave tatimore më i rëndësishëm në buxhet.
Duke filluar nga sot bizneset e vogla me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë do të kenë tatim fitimi zero, sipas ndryshimeve në ligjin për tatimin mbi të ardhurat.
Ndërkohë që sot fillon edhe fiskalizimi. Faturat që do të lëshohen për Entet Publike/Shtetërore duhet të jenë Fatura Elektronike, të cilat do të shkëmbehen nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave. Vënia në zbatim e fiskalizimit në janar të vitit 2021, duke bërë që bizneset fillimisht për marrëdhëniet me shtetin të lëshojnë fatura elektronike dhe më pas biznes me biznes dhe biznes konsumator, do të ketë rol kryesor edhe në formalizimin e ekonomisë.
Diskutime rreth kësaj post