Mikela Pupa e ftuar në rubrikën e E Diell, “Mos i bjer me top” ka folur për të dashurin e saj aktual.
Ajo tregon se me të kanë qenë shokë të ngushtë, por me kalimin e kohës filloi të dyshonte për ndjenjat që kishte për të. Pasi kuptoi se ajo kishte rënë në dashuri me të, ia shprehu ndjenjat, dhe sipas Mikelës, kjo ishte një lehtësim edhe nga ana e tij, pasi ndjente të njëjtën gjë për Mikelën. Ronaldo i kërkoi që ta telefononte live të dashurin dhe t’i shprehte dashurinë dhe ajo nuk ngurroi ta bënte këtë gjë. Mikela e telefonon, i thotë se është njeri më i rëndësishëm për të dhe ai e kuptoi menjëherë që është në emision.
Ajo tregon se gjërat i kanë bërë familjare, por martesën nuk e ka aspak qejf. Sa i përket fëmijëve, nuk është kundër dhe sipas saj kurdo që të vijë është i mirëpritur.
Përsa i përket marrëdhënies me Efin, Mikela shprehet se ato nuk takohen më shpesh si dukur, pasi tani të dyja janë të angazhuara me punët e tyre dhe nuk kanë më shumë kohë.
Mikela: Aludohet gjatë gjithë kohës që flasim, jo nuk flasim. Siç e thashë unë kam nisur një angazhim që më merr shumë kohë dhe të gjithë e dinë që dhe Efi ka studion që sapo e ka hapur dhe të dyja kemi shumë pak kohë për të kaluar së bashku.
Diskutime rreth kësaj post