Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në Firence ka folur për zgjedhjet e 25 prillit. I pranishëm në Samitin Evropian, Rama tha se mandati i tretë do të jetë për të shtruar rrugën e Shqipërisë drejt Europës. Sipas Ramës, ky është destinacioni kryesor por nga ana tjetër janë shumë çështje të tjera që duhet zgjidhur.
Kryeministri Rama u ndal edhe në marrëdhënien me Kinën. I pyetur për këtë gjë pasi në vendin tonë mbërritën vaksinat kineze, Rama tha se gjithçka është normale. Fakti që kryeministri i Kosovës Albin Kurti, votoi në Shqipëri për kryeministrin nuk kishte ndodnjë kuptim, por shtoi se dialogu Kosovë-Sertbi, duhet të vijojë.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Si mendon se ky rezultat I fitores do të ndikojë te negociatat në BE?
Rama: Është e vërtetë se në Shqipëri nuk ka ndonjë vlerë se kush fiton dhe kush humb sa i përket Bashkimit Evropian, sepse shqiptarët janë të orientuar nga BE dhe nga Perendimi. Rruga Evropiane është e vetmja rrugë. Ne me të gjithë të tjerët kemi marrëdhënie me rajone të ndryshme por asnjëri prej tyre nuk është zevëndësuese e BE, si qëllimi im, si desticnacioni ynë si pikëmbërritja jonë, por mendoj se ka shumë çështje me të cilat duhet të merremi në këtë periudhë.
Pyetje: Ju bletë shumë vaksina kineze si e shihni këtë marrëdhënie me Kinën dhe sa e rëndësishme është marrëdhënia juaj me Kinën?
Rama: Ne u lamë jashtë skemës së shpërndarjes që nga fillimi, të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Është kjo lagje në mes të Evropës që u izolua dhe na duhe të bënim vrapimin tonë dhe zgjedhjet tona. Ne morëm një kontratë të mirë me Pfizer. Sinovac nuk e morën nga Kina. Marrëdhëniet tona me Kinën, le të themi që janë normale. Bazuar në një monitorim strikt se ku ne qëndrojmë kemi mësuar se ka nivele të ndryshme pëlqimi , ka staf deligacioni në Shqipëri që I ndjek të gjithja ngjarjet. Jemi në një nivel tjetër politik subjekiv. Duhet ta bëjmë për fëmijët tanë dhe për të ardhmen e fëmijëve tanëe, reformat duhet ti bëjmë për brezat e ardhshme dhe do i bëjmë ata, por duhet të jemi të durueshëm. Ne mund t’I bëjmë të gjithë ata që duhet dhe e dimë se çfarë është e rëndësishme. Nuk kemi fuqi t’i ndryshojmë gjërat nëse vendet kanë probleme të ndryshme të brendshme.
Pyetje: Ka pasur disa polemika sa i përket faktit që Kryeministri i Kosovës votoi në Shqipëri?
Rama: Së pari mënyra më e mirë për të shkuar para është të biem dakord që të mos biem dakord. Duhet të punojmë të gjithë së bashku që të bëjmë më të mirën për të marrë Shengenin rajonal. Të katërta liritë e BE duhet të jenë për të gjitha vendet. Keni një hapësirë më të madhe ekonomike. Besoj forcërisht se është jetësore, ka qenë dhe do të jetë, kur vjen puna sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Unë mendoj se në të dyja vendet ka diçka të lënë në nivel më të ulët dhe të lartë. Mendoj se gjithçka është e mundur.
Diskutime rreth kësaj post