Kreu i KLP-së, Alfred Balla ka renditur sfidat e me të cilat përballet sot sistemi i drejtësisë. Në fjalën e tij të mbajtur në aktivitetin me rastin e Ditës së Drejtësisë, Balla tha se reforma në drejtësi u krijuar si një përpjekje për t’u anëtarësuar në BE.
Sipas Ballës, përpjekjet për një reformim të drejtësisë nuk kanë munguar, por ato kanë qenë të pjesshme.
“Reforma në drejtësi është reforma më e rëndësishme që po ndodh në Shqipëri. Nuk kanë munguar përpjekjet, por ato kanë qenë të pjesshme.
Reforma në drejtësi erdhi edhe si një përpjekje për tu anëtarësuar në BE. Reforma e drejtësisë përfshinë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionet.
Përpjekjet për të përmirësuar sistemin e drejtësisë u arritën përmes implementimit të reformës në drejtësi”, tha Alfred Balla.
Ai renditi edhe sfidat me te cilat perballen prokuroret dhe gjyqtaret:
Aktualisht prokuroria dhe gjykata po përballen me sifda që ne kemi për detyrë ti fitojmë
1-Kemi sfidën e plotësimit të vendeve të mbetura vakant nga procesi i vettingut. Duhen edhe disa vite për ti plotësuar radhët tona
2- Kemi sfidën e gjetjes së një të mesme të artë mes cështjeve pa fund të akumuluara ndër vite
3-Kemi sfidën e konsolidimit të organeve të drejtësisë
4-kemi sfidën e rritjes së cilësisë së hetimit dhe gjykimit
5-kemi sfidën e kontrollit profesional
6-Sfidsa kryesore rikthimin e besimit tek drejtësia
Diskutime rreth kësaj post