Në Shqipëri, Partia Demokratike në opozitë e ka ngritur antidemokracinë një nivel më lart, duke shpallur bojkot të zgjedhjeve të planifikuara për në qershor 2017, në rast se ato fitohen nga qeveria socialiste në pushtet.
Nga Denis MacShane*
Brukselit i ka duart e zëna me sjelljen antidemokratike të dy prej qeverive anëtare, Hungarisë dhe Polonisë. Po ku është BE, kur flitet për dy sulme më të rëndë ndaj demokracisë, në oborrin e vet në Ballkanin Perëndimor?
Në Maqedoni, zgjedhjet parlamentare në Dhjetor 2016 prodhuan një shumicë për një qeveri koalicioni mes Social Demokratëve dhe shqiptarëve – shqiptarët etnikë përbëjnë 25% të popullsisë së Maqedonisë. Por qeveria e mundur refuzoi të pranojë rezultatin e zgjedhjeve, duke shkaktuar skena të dhunshme në parlamentin e Shkupit, në 27 prill.
Në Shqipëri, Partia Demokratike në opozitë e ka ngritur antidemokracinë një nivel më lart, duke shpallur bojkot të zgjedhjeve të planifikuara për në qershor 2017, në rast se ato fitohen nga qeveria socialiste në pushtet.
Shefja e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini është përpjekur të bëjë bashkë serbët dhe kosovarët, por presidenti i ri serb, Aleksandar Vučić vazhdon të bëjë deklarata revanshiste në lidhje me Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën. Beogradi është tashmë pothuaj një koloni e presidentit rus, Vladimir Putin, teksa Rusia futet të mbushë boshllëkun e krijuar nga mungesa e një politike koherente të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Eshtë e padrejtë të fajësosh vetëm Shërbimin Europian të Veprimit të Jashtëm. Ministrat e Jashtëm europianë kanë humbur interesin dhe ata përfshihen vetëm kur ka dhunë.
Politika e brendshme është gërryerëse dhe konfliktuale. Por nëse BE nuk mundet të zgjidh një problem në oborrin e saj, si mund të pretendojë të jetë një aktor serioz gjeopolitik?
*Ish- ministër për Ballkanin i Mbretërisë së Bashkuar
Carnegie Europe – bota.al
Diskutime rreth kësaj post