Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zbuluar surprizën e datës 29 Nëntor, ku do performojnë disa nga këngëtarët më të famshëm shqiptarë.
Përtej ceremonisë protokollare tek Varrezat e Dëshmorëve, “Nata e Bardhë” do të sjellë artistët më të mirë dhe më të njohur shqiptarë, ku për herë të parë do të bëhen bashkë për një natë të paharrueshme.
Muzika do të fillojë në orën 18:00 me Dj më të mirë shqiptarë, ndërkohë më pas në skenë do të ngjiten këngëtarët.
Pritet të performojnë këngëtarët më në zë të momentit si Noisy. Elvana Gjata, Luis Ejlli, Kida etj.
Mbrëmja do të mbyllet me një spektakël fishekzjarresh që do ta bëjnë një mbrëmje magjike këtë 29 Nëntor.
Diskutime rreth kësaj post