Katër këshilltarë të LSI-së në Shkodër kanë vendosur që të largohen nga kjo parti duke shprehur mbështetjen e tyre për partinë Socialiste.
Katër këshilltarët e larguar janë: Sokol Jubica, Elton Radovani, Mirjan Bletaj dhe Roza Dedvukaj.
Interesante është fakti se këshilltarët nuk kanë humbur kohë dhe e kanë dhënë deklaratën e tyre nën siglën e socialistëve ‘’Për Shkodrën që duam”.
Në deklaratën e tyre ata shprehen se: Zgjodhëm të bëhemi pjesë e Këshillit Bashkiak të Shkodrës 3 vite më parë nën siglën e LSI me shpresën se vendi do të jetësonte shpejtë ëndrrën për një Shqipëri si gjithë Evropa. Por për fat të keq LSI dhe PD lan pas krahëve ëndrrën e shkodranëve dhe të gjithë shqiptarëve duke u investuar në një kthim të fuqishëm kursi nga e shkuara dhe jo nga e ardhmja.
LSI u ngrit si një forcë që në themel kishte integrimin në BE, realizimin e reforma transformuese për vendin, dhe jo një Shqipëri të influencuar nga qarqe dashakeqe ruse që kërkojnë ta kthejnë vendin në një teatër përplasjesh dhe destabiliteti. Koalicioni anti perëndimor LSI-PD është kthyer tashme në një koalicion anti shqiptar që me para të errëta kërkojnë të vënë në jetë një skenar ogurzi për Shqipërinë.
Qytetarët e Shkodrës e din fort mirë çdo të thotë kthim nga lindja, pasojat që ka dhe u sjell atyre në kujtesë ditë errëta. Kemi kërkuar votën e qytetarëve të Shkodrës që tu shërbejmë interesave të qytetit dhe jo interesave të influencave të huaja.
Deklarojmë sot përfundimisht largimin nga grupi i këshilltarëve të LSI, largimin nga politika anti shqiptare e Lulëzim Bashës dhe të koalicionit LSI-PD të bekuar nga qarqet pro-ruse që kërkojnë të marrin peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Gjejmë rastin që ti bëjmë thirrje të gjithë këshilltarëve të tjerë të LSI në të gjithë njësitë administrative të vendit të ndjekin shembullin tonë dhe të atyre para nesh, për tu mos vënë në shërbim të interesave okulte që nuk kanë asgjë të përbashkët me të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Diskutime rreth kësaj post