Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma gjatë fjalës së saj nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar qeverinë lidhur me programin për katër vitet e ardhshme të qeverisë.
Duma tha se programi i qeverisë e ka më të kushtueshme kopertinën sesa përmbajtjen dhe se përmes këtij programi shqiptarët do të varfërohen më shumë.
Deklarata e Dumës:
“Unë jam e bindur që këtij programit tuaj i kushton më shumë kopertina sesa ajo çfarë keni brenda. Kjo mënyra e të shkruarit këtu nisur që nga tabela e lëndës por që po ta shikoni në 40 faqe të veta do gjeni rilindje rimëkëmbë ri, ri-ri që bën ri. Po nga njëra anë vetëm një ri që bën ringinje. Me këtë cilësi që keni paraqitur shqiptarët do varfërohen dhe do të thinjen para kohe. Në faqen 10-Shqipëria e fortë. Dhe në faqen 10 gjen një hartim.
Shqipëria është sot më pranë BE. Thoni që keni finalizuar Reformën në Drejtësi dhe deri në 2025 ju keni bërë 0.1 hapa drejt integrimit. Ta kishit shënuar për referencë që janë bërë 4 hapa të rëndësishëm deri në vitin 2013. Shqipëria e fortë përsëritet prapë në faqen 35. Ju mendoni se silleni si zota. Ju emëroni që tërmeti dhe pandemia ja u ka sjellë zoti që të kuptojnë shqiptarët se sa shtet i lartësuar jeni. Të tregoni. Dhe përsëri e nisni dokumentin tuaj që pandemia dhe tërmeti e goditën Shqipërinë por ne arritëm t’ia dalim”, tha Duma.
Diskutime rreth kësaj post