Politikanët shqiptarë kanë reaguar të entuziazmuar pas fitores së Zvricrës kundër Serbisë. Në reagimet e bëra në facebook, kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta, deputeti i PD, Lulzim Basha dhe deputeti socialist Pandeli Majko kanë uruar fitoren e Zvicrës me foton e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës të cilët janë dy futbollistët shqiptarë të kombëtares së Zvicrës.
Ndërsa reagimi i cili ka rënë më shumë në sy është ai i kryemininistrit Albin Kurti, i cili në një postim në facebook-un e tij, ndërsa në foto janë Xhaka dhe Shaqiri duke festuar pas golit të këtij të fundit, shkruan: Serbia nuk kalon. Urime Zvricës!
Po ashtu edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka postuar një foto të Xherdan Shaqirit dhe Taulant Xhakës ku të dy shfaqeshin duke bërë shqiponjën në botërorin e kaluar kur mposhtën Zvicrën. Në postimin e saj ajo shkruan: Bravo shqipe!
Zvicra ka kaluar në fazën e 1/16 ku do të përballet me Portugalinë. Ndërsa Serbia është eleminuar nga Kupa e Botës për të dytën herë rradhazi nga Zvricra. Fitorja e Zvricrës është përjetuar si të ishte fitore e Shqipërisë apo e kombëtares së Kosovës.
Diskutime rreth kësaj post